Pas miratimit të autorizimit për arrestimin e ish-zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj, parlamenti i ndërpret pagën dhe shërbimet mbështetëse deputetit socialist. Në këtë mënyrë, ndaj Ahmetajt ndërpriten të gjitha përfitimet materiale që vijnë për shkak të detyrës si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ligjërisht Ahmetaj ende gëzon mandatin, dhe për rrjedhojë rregullorja nuk parashikon një masë të tillë, ndërsa burimet konfirmojnë se një vendim i tillë ka ardhur për shkak të shmangies së tij me drejtësinë. Pjesë e përfitimeve që ndërpriten, janë telefoni, automjeti, karburanti, shpenzimet e banimit etj.