WebLajm zbardh dosjen e aksidentit tel diga e liqenit.
Prokuroria e Tiranës do të kërkojë arrest me burg për Eldi Allushin, që akuzohet për 3 vepra penale, lidhur me aksidentin tek diga e Liqenit Artificiaë, teksa caktimi i masës do të bëhet të shtunën.
Referuar detajeve nga dosja hetimore, Eldi Allushi nuk qenë fare në makinë në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Ajo drejtohej nga Emiljano Nina dhe pasagjer ishte Jurgen Allushi kushëriri i Eldi Allushit.
Ky i fundit tregoi para opgj pse e fshehu ngjarjen pas shoqërimit me dyshimet se mjeti drejtohej prej tij.
“Nuk i tregova policisë se nuk doja ti bëja keq Emiljanos. Ai ma krëkoi makinën dy herë për të marrë një shoqe dhe unë ia dhashë. Emiljano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumeë, mua nuk më tregoi. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë që do paraqitem vetë në polici. Për 5 orë nuk u paraqita në polici pasi kisha frikë. Automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë”.
Ndërkohë pasagjeri në automjetin “MBW X6”, thotë se se kishte pirë një bidon ujë dhe Emiljano 3 birra kur ndodhi aksidenti.
Hetusve në telefon Eldi Allushi u ka thënë se nuk ka konsumuar alkool por një cigare hashash pasi ishte në shoqërinë e një femre. Ky deklarim ka rezultuar alibi për të fshehur të vërtetën e aksidentit dyshojnë hetuesit.