Spak “përfundon” pushimet, rinis puna me dosjet e nxehta si Inceneratori, Sterilizimi, Check-Up, Sky-Encro, Pastrimi parave dhe Jakat e Bardha. WebLajm mëson se edhe përgjatë muajit gusht nga spak janë kryer me qindra veprime hetimore si përgjime, kontrolle në terren, llogari bankare e tatime për subjekte të dyshuara. Vetë kreu i Spak z.Altin Dumani pas disa ditë pushime në muajin korrik ka qëndruar në zyrë jashtë vëmendjes së medias por duke ndjekur veprime hetimore edhe të dosjeve ku ai është prokuror edhe ato të firmosjeve si drejtues.
Ditët e para të shtatorit Spak pritet të ripyes ish ministrin e shëndetësisë z.Ilir Beqa në lidhje me aferën e sterilizimit për të cilin ka dy të arrestuar, ish vartësi Beqaj dhe Binzesmeni fitues i PP-së. Burime për weblajm sqaruan se hetimet do të finalizohet edhe pët Check-Up një tjetër konçesion ku Spak ka gjetur shkelje ligjore. Aktualisht këto dy hetime pritet ti nënshtrohen edhe verifikimit financiar nga hetuesit e Spak ndërsa do të aplikohen edhe sekuestro. Ishte gjykata e posaçme ajo që kërkoi nga Spak ta shpall të pavlefshëm kontratën konçesionare të Sterilizimit.
Ndalur tek lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, Spak ka marrë nga partnerët ndërkombëtar të dhëna për pasurin e bosëve dhe emrat me të cilët ata pastrojnë para në ndërtim, zyra këmbimi valutor, hoteleri turizëm, makina me qira dhe biznese shërbimi.
Aktualisht Spak ju shtua edhe grupi i dytë i byrosë kombëtare të hetimit, i cili përfundoi në SHBA një trajnim disa javorë pjesë e të cilit ishin edhe dy prokuror.
Me rinisjen e punës me stafin e plotë dhe prokurorët në zyrë Spak do duhet të vendos edhe për fatin e 4 kryebashkiakëve që ka në hetim.