Prokuroria e Posaçme nis hetimin pasuror për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Mes personave ndaj të cilëve po bëhet hetim pasuror janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita. Në sitë janë vënë prona të luajtshme dhe të paluajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj. Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme. Ky hetim po ndiqet nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja.
Të martën personat e mësipërm kërkuan daljen nga qelia, me pretendimin se trasnkriptet e ardhura nga Franca janë të pavlefshme, ndërsa të Enjten në orën 10 vendoset nga gjyqtarja e Apelit Saida Dollani për kërkesën e tyre. Ata akuzohen për 12 vepra penale ku më kryesoret janë për grup të strukturuar kriminal, vrasje, korrupsion etj.