Masa administrative prej 3000 lekësh vendosur nga Komisioni Qendëror i Zgjedhjeve ndaj sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, ka bërë që z.Gazmend Turdiu të padisë në gjykatë KQZ.
Sipas padisë së siguruar nga WebLajm Turdiu kërkon një dëmshpërblim prej 1 milion lekësh pasi sipas tij KQZ i ka cënuar imazhin dhe reputacionin e diplomatit. Ky është obejkti i padisë e cila pret rradhën e shqyrtimin në gjykatën administrative “l.Anullimin e Vendimit nr.l 14, datë 15.05.2023 të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ, për pikën 2 të vendimit për z. Gazmend Turdiu, personi përgjegjës pranë Ministrisë Për Evropën dhe Punët e Jashtme.. 2. Anullimin e Vendimit nr.490, datë 11.05.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve pranë KQZ, për pikën 1 të vendimit për z. Gazmend Turdiu, personi përgjegjës pranë Ministrisë Për Evropën dhe Punët e Jashtme. 3. Marrjen e masës së sigurimit të 44Heqjes nga faqja zyrtare e KQZ të vendimit nr.114, datë 15.05.2023; Heqjen nga faqja zyrtare e KQZ të vendimit të KSHZ nr.490, datë 11.05.2023 4. Shpërblimin e dëmit jopasuror të shkaktuar nga vendimarrja e të paditurit kundrejt paditësit, me pasojë cënimin e nderit, personalitetit, integritetit dhe reputacionit si diplomat karriere, pjesë e Shërbimit të Jashtëm në Republikën e Shqipërisë, në masën 1 000 000 lekë. 5. Dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm. 6. Pagimin e shpenzimeve të këtij procesi gjyqësor në ngarkim të palës së paditur”.
Turdiu u gjobit nga KQZ më 15 Maj 2023 sëbashku me një listë të gjatë sekretarësh të përgjithshëm ministris, kjo pasi KQZ e konsideron sekretarin e përgjithshëm sipas legjislacionit personin përgjegjës për postim në rrjetet sociale përgjatë kohës së fushatës elektorale, fushatë e mbajtur për lokalet e 14 maj 2023.