7 zyrtarë lokal të shërbimit postar në Dibër, Shkodër, Tropojë janë proçeduar penalisht njofton ministri i drejtësisë z.Ulsi Manja. Sipas Manjës do të ketë zero tolerancë ndaj abuzuesve.
Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7️⃣ zyrtarë para drejtësisë!
Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!
Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale!
🔊 Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit‼️-shkruan Manja në rrjetin social facebook