Grushtoi ish kryeministrin Berisha duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë, prokuroria e tiranës kërkon masën e arrestit në burg pë Gerti Shehun. 31 vjeçari ka firmosur në spital akuzën ndaj tij, atë të goditjes për shkak të detyrës.
Por çfarë rrezikon Gerti Shehu?
Referuar kodit penale përkatësisht Neni 237
Goditjet për shkak të detyrës Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.