Feruzan dhe Zamira Durda kërkuan nga prokuroria e tiranës të hetonte disa vite më par ëish ministrin e mbrojites Fatmir Mediu për tragjedinë e gërdecit.
Në ankimin e tyre ata kërkonin që të prishej vendimi nr.6, datë 14 shtator 2009 që kishte pushuar hetimet ndaj Mediut.
Gjykata e Shkallës së parë e rrëzoi ankimin e tyre dhe pas këtij momenti ata trokitën në gjykatën e apelit.
Edhe gjykata e apelit se pranoi ankimin duke lënë në fuqi vendimin numër 317, datë 30.4.2019 të gjykatës së shkallës së parë dhoma penale tiranës.
Familja Durda depozitoi rekurs në gjykatën e lartë, ndërsa të enjten kolegji penal i gjykatës së lartë njofton se ka vendosur mospranimin e rekursit.
Ajo që mebtet e paqartë është nëse gjykata e lartë ka ndryshuar mëndje dhe sot mendon se dosja gërdeci sduhet rihetur dhe gjukuar, apo ka rrëzuar rekursin pasi e ka rihapur pak muaj më parë këtë proces me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Pas kërkesës së SPAK për të rihapur dosjen gërdeci, aktualisht procesi është në gjykim dhe SPAK kakërkuar afro 200 dëshmitarë të pyes.
Të njëjtën kërkesë për një numër për afër 90 dëshmitarë e ka kërkuar edhe ish ministri Mediu, ku mes tyre ka zyrtarë e ish zyrtarë të lartë ushtarak apo ish koleg të tij nga kabineti qeveritar Berisha i atyre viteve.