Ecuria pozitive e kombëtares sonë të futbollit ka rritur interesin e tifozerisë kuq e zi për të ndjekur ekipin e zemrës në stadiumin “Air Albania” më 12 tetor në ndeshjen deçizive kundër Çekisë.
Por thuajse akush nuk arriti të sigurojë një biletë nga ankandi online i federatës shqiptare të futbollit.
Çuditërisht 20 mijë e 900 bileta, sa është kapaciteti i stadiumit, u shitën për 3 orë, që do të thotë matematikisht janë shitur 111 bileta në minutë ose gati 2 bileta në sekondë ???
Minimalisht për të rezervuar dhe blerë një biletë online duhen 5 minuta për të zgjedhur vendin, të shkruash emrin e më pas të bësh pagesën me kartë.
Kjo mënyrë e ndarjes së biletave në mënyrë preferenciale nga ana e FSHF ka irrituar mijëra qytetar të cilët kanë pritur me orë online dhe në fund nuk kanë arritur të sigurojnë një biletë.
Ëeblajm mëson se bileta për ndeshjen po shiten në tregun e zi me 3 ose 4 fishin e vlerës, e madje po përdoret edhe rrjeti social intagram si “dyqan”.
Foto insta
Ndarja e biletave në mënyrë klienteliste, për të favorizuar tregun informal apo për të bërë qokat e rradhës nga FSHF, është një rast i cili nuk duhet të kalojë pa hetim të autoriteteve.
Reagimi i Lapaj
Krimi ekonomiko financiar në policinë e shtetit dhe prokuroria duhet të reagojnë.